Moderatorja e njohur dhe një ndër ikonat e ekranit shqiptar, Arbana Osmani, shfaqet mjaft aktive në rrjetet e saj sociale duke postuar vazhdimisht momente nga përditshmëria e saj. Shpesh herë moderatoren e kemi parë ta shfrytëzoj kohën e lirë në shtëpi dhe të postojë receta gatimi që i realizon vetë, video gazmore me dy djemtë, si dhe ndan foto nga vendet ku shkon me Jonin dhe Diellin apo edhe partnerin e saj, Eduart Grishaj.
Së fundmi, Arbana përmes një postimi në rrjetin e saj social Instagram ka bërë një gafë, pasi po jepte disa ide për receta gatimi dhe ushqime për iftar.
Gjatë këtij postimi moderatorja ka sugjeruar një ushqim me mish derri dhe verë të bardhë, duke harruar kështu se myslimanët nuk lejohet që të hanë mishin e derrit.
Krahas fotografive, Arbana ka shkruar që këtë recetë ta keni si një ide për iftar.
“Ta keni si ide dhe për iftar meqë shumë mi kërkoni recetat para iftarit”.
Ushqimi që ka sugjeruar Osmani është tagliatelle me lule kungulli, pancetta mishi që përftohet nga pjesa e barkut të derrit dhe krem djathi.
Kujtojmë se, pas përfundimit të “Big Brother Vip”, Arbana së bashku me familjen e sj kanë pushuar, duke mbledhur energjitë përpara ardhjes në jetë të vajzës së tyre. Pas Jonit dhe diellit, këtë herë një vogëlushe do të mbërrijë në familje.
Nga ana tjetër, moderatorja u shpreh se do të qëndronte për disa kohë larg ekranit të madh, të paktën deri në startimin e “Big Brother Vip 2”.