Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka shprehur ngushëllime për jetët e humbura në Gjermani nga sulmi me armë në Mynih. Meta e konsideron si një akt terrorist dhe se lufta kundër terrorizmit duhet ti bashkojë të gjithë.
Meta: Ndaj dhimbjen për jetët e humbura në Mynih. Terrorizmi goditi perseri. Lufta ndaj së keqes duhet të na bashkojë më shume. Solidaritet me familjet që humbën të dashurit e tyre. Solidaritet me autoritetet gjermane dhe kancelaren Merkel. Koha të reflektojmë dhe veprojmë si një bashkësi e se mirës ndaj së keqes. Ngushellimet më të sinqerta familjeve shqiptare që humbën të afërmit nga ky akt barbar.