Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme pranë institutit Bujqësor, ku një makinë ka përfunduar nën gomat e një betoniereje. Sipas informacioneve, fatmirësisht nga ky aksident nuk ka pasur persona të lënduar, vetëm dëme materiale.
Aksidenti ka shkaktuar një radhë të gjatë kilometrike makinash.
Betonierët shpeshherë janë bërë objekt aksidentesh në rrugët e Tiranës, ndërsa ende vijojnë të mos disiplinohen në trafikun e kryeqytetit.