SKANDALI/ Nipi i anëtarit të bandës së Lushnjës, në krye të Prokurorisë së Tiranës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SKANDALI/ Nipi i anëtarit të bandës së Lushnjës, në krye të Prokurorisë së Tiranës

14:45 | 28/04/2022
në Shqiperi
0

Në krye të Prokurorisë së Tiranës, sot është komanduar Arenc Çela i cili do të zëvendësojë në këtë detyrë prokuroren Elisabeta Imeraj. Duket se Këshilli i Lartë i Prokurorisë e ka pasur në sirtar emrin e Çelës, të cilin nga Krimet e Rënda, e mori në Prokurorinë e Përgjithshme Olsian Çela.

Arenc Çela e ka kaluar Vettingun në Marsin e vitit 2021, mes shumë problemesh dhe për të çuditërisht nuk pati rekomandim për ankimim nga ONM.

Në Vetting, lidhja me njerëzit e krimit, qofshin këto lidhje gjaku apo shoqërore quhen lidhje të papërshtatshme. Por për Arenc Çelën, këto nuk u morën parasysh.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Emri i Çelës është lakuar më herët në lidhje me të afërmit e tij. Maksim Çela, xhaxhai i prokurorit, është  akuzuar më herët,  për vrasjen e efektivit të policisë Kledi Bano në Lushnjë dhe vendosjen e një sasie tritoli në shkallët e stadiumit “Roza Haxhiu”.

Për dënimin e Maksim Çelës, Prokurorët e Krimeve të Rënda kanë përdorur dëshminë e të penduarit Petrit Lici, i cili ka përfituar në atë kohë nga kjo prokurori statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, duke u mbajtur në ruajtje.

Gjithashtu prokurori Çela është lakuar edhe për shkak të kunatit të tij. Çela është dhe kunati i shtetasit Dardan Ahmeti, shtetas ky që në muajin maj të 2014 ka shkuar me automjetin e tij, në Rinas ku së bashku me Sajmir Bajramin kanë pritur pilotin italian Giorgio Riformato.

Ahmeti fillimisht është dyshuar nga prokuroria si pjesëmarrës në trafikun e drogës me avion nga plazhi i Divjakës në drejtim të Italisë.

Por pas verifikimeve të kryera, prokuroria e ka përjashtuar atë nga dyshimet si i implikuar në këtë çështje, duke e përdorur kunatin e prokurorit Çela si dëshmitar në sallën e gjyqit, ku po gjykoheshin të pandehurit e tjerë të dosjes “Divjaka”.

Konfirmimi i Çelës u kundërshtua nga Xhensila Pine. Arenc Çela e kaloi i çalë procesin e Vettingu. Anëtarja e Komisionit të Vettingut Xhensila Pine, ka zbardhur arsyet se përse nuk duhej ta kalonte Arenc Çela Vettingun, për të cilin votuan pro dy koleget e saj, Pamela Qirko dhe Firdes Shuli.

Sipas Pines, nga hetimi administrative kanë rezultuar një sërë problematikash në kriterin e pasurisë.

Subjekti i rivlerësimit nuk ka arritur të justifikojë me të ardhura nga burime të ligjshme të deklaruara shumën prej 1,500,000 lekësh të depozituara cash në datën 17.10.2006, në  bankë, duke rezultuar me një balancë negative në shumën 1,260,006 lekë.

Për rrjedhojë, subjekti i rivlerësimit nuk  ka arritur të justifikojë me të ardhura nga burime të ligjshme gjendjen cash në shumën 200,000 lekë, vlerat monetare në llogarinë rrjedhëse në në bankë, në shumën 140,000 lekë, si dhe vlerat monetare në llogarinë rrjedhëse të personit të lidhur në  bankë, në shumën 300,000 lekë, pasi kanë burim depozitimin e shumës 1,500,000 lekë në datën 17.10.2006, në bankë.

Vlerat monetare, nuk mund të përfshihen në analizën financiare për pagesën e kësteve të apartamentit në vitin 2008, pasi nuk plotësojnë parashikimet e pikës 3, të nenit D, të Aneksit të Kushtetutës dhe nenit 30 të ligjit nr. 84/2016.

Duke iu referuar të dhënave nga banka  rezulton që subjekti i rivlerësimit në datën 4.10.2006, ka pasur gjendje në llogari në këtë bankë shumën prej 3,305 lekësh dhe në datën 31.12.2006, shumën prej 83,517 lekë, çka tregon se vlerat monetare në këtë bankë të nivelit të dytë nuk janë zvogëluar, por janë shtuar me shumën prej 80,212 lekësh.

Ndërsa në lidhje me gjendjet e llogarive të znj. A. A. bashkëshortes së tij, llogaria rrjedhëse në lekë në bankë,  nuk është pakësuar me shumën 50,000 lekë, por është shtuar me shumën 185,801 lekë.

Pra, ka mospërputhje mes pakësimeve të likuiditeteve në bankë deklaruar nga subjekti dhe personi i lidhur në DPV-në e vitit 2006.

Subjekti dhe bashkëshortja nuk kanë deklaruarsi burim për pagesën e çmimit të blerjes së një  apartamenti në Tiranë.

Vlerat monetare në depozitën me afat (1,200 USD), dhurata e bërë nga babai i bashkëshortes dhe dhurata e bërë nga babai i subjektit, pjesë e shumës cash prej 200,000 lekësh, nuk mund të merren në analizë si burim për pagesën e kësteve të apartamentit në vitin 2008, pasi nuk kanë pasur si burim të ardhura nga pagat dhe shpërblimet.

Subjekti dhe personi i lidhur kanë pamjaftueshmëri të burimit financiare, të ardhurave, si burim krijimi për blerjen e apartamentit në Tiranë, si dhe ndodhen në kushtet e pamjaftueshmërisë në deklarim për kontrollin e pasurisë sipas germave “a” dhe “b”, të pikës 5 të nenit 33 të ligjit nr. 84/2016.

Gjithashtu, rezulton se prindërit e subjektit nuk kanë pasur të ardhura të dokumentuara nga burime të ligjshme të mjaftueshme për: – blerjen e automjetit, dhuruar subjektit në vitin 2006, në shumën 500,000 lekë; – dhënien hua subjektit, në shumën 5,000 euro, në vitin 2008; – dhënien hua subjektit, në shumën 1,430,000 lekë, në vitin 2011; – investimin në pasuri dhe kryerjen e shpenzimeve për periudhën.

“Bazuar në provat dhe faktet e analizuara së bashku arrij në përfundimin se subjekti i rivlerësimit nuk ka arritur të provojë ligjshmërinë e krijimit të shumës 5,000 euro, nga babai, dhënë hua subjektit dhe përdorur si burim krijimi për pasurisë apartament, në përputhje me paragrafin 3, të nenit D, të Aneksit të Kushtetutës.

Subjekti i rivlerësimit, gjithashtu, nuk ka arritur të provojë ligjshmërinë e krijimit të shumës 500,000 lekë nga prindërit, për dhurimin e automjetit subjektit në vitin 2006, si dhe të shumës 1,430,000 lekë në vitin 2011, përdorur për shlyerje kredi, sipas parashikimeve të pikës 3, të nenit D, të Aneksit të Kushtetutës dhe nenit 30 të ligjit nr. 84/2016”, thuhet në vendimin e firmosur nga Xhensila Pine.

Përfshirja e të ardhurave në vlerën 1,150,000 lekë do të sillte si rezultat konkluzionin se shtetasja N.A. (T.),vjehrra e subjektit nuk ka pasur të ardhura nga burime të ligjshme të mjaftueshme për dhënien hua subjektit në shumën 10,000 euro në vitin 2008.

Nga hetimi administrativ, referuar të dhënave bankare të administruara nga Komisioni, rezulton se për periudhën 2009 ‒ 2013, nëna e bashkëshortes së subjektit, shtetasja N.A. (T.), ka shtuar vlera të konsiderueshme monetare në këto dy llogari depozitë.

Nga ana tjetër rezulton se shtetasja N. T., trajtohet me pension invaliditeti me datë fillimi 28.12.2009, aktualisht të ardhurat totale mujore janë 15,534 lekë.

Shumat e përfituara nga shitja e pasurive nga ana e huadhënëses, referuar depozitimeve të mësipërme, nuk provohen nëse janë përdorur për huan e dhënë subjektit apo për krijimin e vlerave monetare në llogaritë e huadhënëses, pas dhënies së kësaj huaje.

“Bazuar në provat dhe faktet e analizuara së bashku arrij në përfundimin se subjekti i rivlerësimit nuk ka arritur të provojë ligjshmërinë e krijimit nga znj. N.T. të shumës 10,000 euro dhënë hua subjektit, përdorur si burim krijimi për pasurisë apartament, në përputhje me paragrafin 3, të nenit D, të Aneksit të Kushtetutës”, thuhet më tej në vemdimin e Pines.

Pine: Prokurori gënjeu për automjetin

Me deklaratën noteriale, datë 16.10.2010, shtetasi D. A. (kunati i subjektit), i ka dhënë subjektit në përdorim brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, automjetin e tij.

Referuar të dhënave nga DSHPTRr-ja, ky automjet është blerë nga shtetasi D. A. (vëllai i bashkëshortes së subjektit), në datën 18.1.2010, kundrejt çmimit 900,000 lekë.

Policat e sigurimit për këtë automjet janë prerë në emër të subjektit të rivlerësimit deri në vitin 2016.

Referuar të dhënave të sistemit TIMS ky automjet nuk është përdorur asnjëherë nga shtetasi D. A..

Në këto rrethana, kjo marrëdhënie e huas, që parashikon pika 4, e nenit 32, të ligjit nr. 84/2016, karakterizon kunatin e subjektit të rivlerësimit, si person tjetër të lidhur, për këtë pasuri dhe passjell detyrimin e subjektit të rivlerësimit për të provuar burimin e ligjshëm të kësaj pasurie.

Për sa më sipër, subjekti i rivlerësimit ka pasur detyrim të paraqesë dokumentacion justifikues ligjor, për burimin e të ardhurave të z. D. A. (kunati i tij), për blerjen e automjetit  në shumën 900,000 lekë, në datën 18.1.2010.

Nga hetimi administrativ rezultoi që ky shtetas nuk ka pasur të ardhura të dokumentuara, për të cilat janë shlyer detyrimet përkatëse tatimore.

Subjekti i rivlerësimit e ka përdorur këtë automjet, pa kundërshpërblim deri në vitin 2016.  Nuk e ka deklaruar në deklarimet periodike vjetore 2010 − 2016 këtë huapërdorje.

Kjo pasuri në huapërdorje është blerë nga kunati i subjektit të rivlerësimit, i cili nuk provon me dokumentacion ligjor provues burimin e ligjshëm të krijimit të kësaj pasurie, subjekti duhet të provonte, tej dyshimeve të arsyeshme, se nuk është përpjekur të fshehë këtë pasuri.

Lidhur me kriterin e vlerësimit profesional

Komisioni administroi dosjet e procedimit penal nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat; procedimit penal nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Krujë; dhe kallëzimit penal nga prokuroria panë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.

Nga dosja e procedimit penal nr. ****, u konstatua se subjekti i rivlerësimit nuk ka bërë prezente rrethanën rënduese të të akuzuarit, i cili rezultoi të ishte recidiv/përsëritës, për të njëjtën vepër penale.

Nga dosja e procedimit penal nr. ***, u konstatua se hetimi nuk ishte kryer i plotë nga subjekti i rivlerësimit, nuk ishin mbledhur provat për qartësimin e rrethanave të akuzës së ngritur, të lëna si detyrë nga gjykata.

Nga dosja e procedimit penal nr. ****, u konstatua se subjekti nuk kishte kryer veprime hetimore të plota, që do mundësonin marrjen e një vendimi të drejtë dhe të bazuar.

“Në përfundim në kuadër të aspektit të njohurive ligjore, kam vlerësuar se: – subjekti i rivlerësimit, duke mos arsyetuar mbi rrethanat rënduese (proc.penal nr. ****), ka mangësi në njohuritë ligjore, në përputhje me pikën 2, të nenin 73, të ligjit nr. 96/2016. – subjekti i rivlerësimit, të paktën në dy raste (proc. penal nr. **** dhe nr. ****), nuk ka ndërmarrë logjikisht hetimin, sipas kërkesave ligjore, për të mbledhur provat e kërkuara me ligj për qartësimin e rrethanave, në përputhje me pikën 2, të nenit 73, të ligjit nr. 96/2016.

Subjekti i rivlerësimit nuk mund të gëzojë besimin e publikut për të qëndruar në detyrë dhe ndodhet në kushtet e pamundësisë për plotësimin e mangësive nëpërmjet programit të trajnimit.

Bazuar në përfundimet e mësipërme dhe nga vlerësimi tërësor i procedurave, arrij në konkluzionin se subjekti i rivlerësimit, z. Arens Çela, ka kryer deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshëm të pasurisë së tij dhe të personave të lidhur me të, në kuptim të nenit D, pikat 1, 3 dhe 5, të Aneksit të Kushtetutës, nenit 33, pika 5, germa “b” dhe nenit 61, pika 3, të ligjit nr. 84/2016, si dhe në kuptim të nenit 61, pikat 5, 4 dhe 2 të ligjit nr. 84/2016, subjekti i rivlerësimit ka cenuar besimin e publikut te sistemi i drejtësisë, prandaj duhej zbatuar masa disiplinore e shkarkimit nga detyra, mbështetur në pikat 3 dhe 5, të nenit 61 të ligjit nr. 84/2016.”, ka arsyetuar vendimin e saj, komisionerja Xhensila Pine./CNA.al

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
BE sërish nuk hap negociatat me Shqipërinë, Rama: Kam eksperiencë me shaminë e beqarit

BE sërish nuk hap negociatat me Shqipërinë, Rama: Kam eksperiencë me shaminë e beqarit

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com