Kryeministri bullgar Kiril Peskov ka nisur një fushatë për mbledhjen e parave që do t’i dhurohen Ukrainës për pajisjet ushtarake.
Petkov u bën thirrje bullgarëve të japin një rrogë për Ukrainën, ashtu siç ai ka bërë ku krahas shkrimit kryeministri bullgar ka shafqur faturën që tregon transaksionin bankar ku ai ka transferuar rrogën e tij në llogarinë që ka hapur për Ukrainën.
Thirrja e kryeministrit bullgar për mbledhje parash për Ukrainën vjen pasi partitë e vendit kundërshtojnë të dërgojnë drejtpërdrejtë ndihma ushtarake në Ukrainë, pasi i frikësohen Rusisë. Petkov ka njoftuar se pritet të vizitojë Kievin në ditët në vazhdim.
Ai do të shkojë në Kiev së bashku me përfaqësuesit e partnerëve të koalicionit qeverisës, për të parë nga afër se çfarë ndihme i duhet vendit.
“Dërgimi i ndihmës ushtarake në Ukrainë kërkon unitet politik, por edhe publik. Në hapësirën publike ka shumë mendime ekstreme për këtë temë. Mendoj se është koha për ta kthyer këtë energji të komunitetit në veprim real! Si kryeministër do të vazhdoj të punoj që Bullgaria të ketë një qëndrim të unifikuar bazuar në zgjedhje të informuara, pasi javën e ardhshme po mësohem me një këshill koalicioni dhe do të organizoj një udhëtim në Kiev”
Ministri i Jashtëm ukrainas Dmitry Kuleba ka falënderuar kryeministrin bullgar për nisjen e një fushate publike që synon mbledhjen e fondeve për Ukrainën dhe forcimin e mbrojtjes së vendit.
“Kjo lëvizje demonstron solidaritetin e vërtetë bullgar me Ukrainën ,” tha ai në një postim në mediet sociale.