Federata angleze ka zgjedhur pasaardhësin e Roy Hodgson në krye të “Tre Luanëve” dhe ai do të jetë Sam Allardyce.
Trajneri i Sunderland në Premier Ligë ka rënë dakort që të heqë dorë nga drejtimi i këtij klubi për një kontratë 2-vjeçare në stolin e kombëtares angleze.
Kjo periudhë përputhet me përfundimin e Botërorit Rusi 2018, por është lënë e hapur edhe mundësia për zgjatjen e kontratës.
Ky është kulmi i karrierës për Sam Allardyce, që më herët ka drejtuar skuadra modeste në Premier Ligë dhe në kategoritë inferiore të kampionatit anglez.
Anglia mbeti pa trajner pas dorëheqjes së Roy Hodgson, nën drejtimin e të cilit “Tre Luanët” u eleminuan në europianin francez turpshëm nga modestët e Islandës.