Ministri i Jashtëm rus, Serghei Lavrov, ka deklaruar se NATO është duke armatosur Ukrainën, gjë që sipas tij hyn efektivisht në një luftë me prokurë kundër Rusisë.
“NATO, duke armatosur Ukrainën, hyn efektivisht në një luftë me prokurë kundër Rusisë” – kështu deklaroi mbrëmjen e sotme.
Ai gjithashtu paralajmëroi për rrezikun “real” të një lufte të tretë botërore.
“Vullneti i mirë ka kufijtë e tij. Dhe nëse nuk është reciproke, nuk ndihmon procesin e negociatave,” tha Lavrov për agjencitë ruse të lajmeve. Por ne vazhdojmë të zhvillojmë negociata me ekipin e deleguar nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, këto kontakte do të vazhdojnë. Lufta bërthamore është e papranueshme: sipas pozicionit të Rusisë” – tha ministri sipas raportimeve.