Presidenti i rizgjedhur francez, Emmanuel Macron ka paralajmëruar përpara një turme mbështetësish pranë kullës Eiffel në Paris, se ai është i vetëdijshëm për përgjegjësinë që ka tani dhe se vitet e ardhshme nuk do të jenë të lehta për vendin e tij.
“Unë jam i vetëdijshëm se rizgjedhja më vendos nën detyrim për vitet në vijim. Vitet e ardhshme sigurisht që do të jenë të vështira, por ato do të jenë historike dhe ne do të duhet t’i shkruajmë së bashku për gjeneratat e ardhshme”.
Nga ana tjetër, ai është shprehur se kanë zgjedhur një projekt human të bazuar në punën dhe krijimtarinë për të çliruar pikat e tyre të forta akademike.
“Ju keni zgjedhur një projekt human, republikan dhe ekologjik të bazuar në punën dhe krijimtarinë, një projekt për të çliruar pikat tona të forta akademike, kulturore dhe sipërmarrëse”.
Së fundmi, Macron e ka mbyllur fjalën e tij duke u shprehur se duhet të jenë kërkues dhe shumë ambicioz.
“Ne do të duhet të jemi kërkues dhe ambiciozë. Kemi shumë për të bërë dhe lufta në Ukrainë është aty për të na kujtuar se ne ndodhemi në kohë tragjike, nëpër të cilat Franca duhet të gjejë rrugën e saj”.