Sot janë mbushur gjashtë vite që nga momenti kur Mona, nëna e këngëtareve Adelina dhe Zanfina Ismaili ndërroi jetë. Të dy këngëtaret kanë bërë ditën e sotme një dedikim prekës në përvjetorin e vdekjes së nënës së tyre.
Në një postim të bërë ditën e sotme në rrjetin social Instagram Adelina ka përlotur ndjekësit me fjalët e saj prekëse dedikuar nënës së ndjerë.
“Gjashtë vite pa ty mami. Asgjë nuk është e njëjtë pa ty, na mungon çdo ditë e më shumë.”
Nga ana tjetër, edhe Zafina vajza tjetër ka postuar një fotografi në Instastory ku krahas saj ka shkruar se ndjenë shumë mall, saqë nuk mjaftojnë kujtimet që të dyja vajzat kanë më të.
“Nuk mjaftojnë kujtimet, nuk mjaftojnë fotografitë, nuk mjafton të mendoj e të paramendoj tërë kohën qysh ka qenë kur je kan këtu. Zanin ta kom harru e sa herë të përmendi kot mundohemi të të kujtojmë. Sa ma e mirë paska qenë bota kur je kan ti këtu. Kom menu që gjithë kom me t’pas. Veç edhe një herë me mujt me t’përqaf e me t’i thon krejt çka kom dasht.”