Ditën e sotme janë zhvilluar zgjedhjet për kreun e ri të degës së Partisë Demokratike edhe në Vorë. Pas përfundimit të procesit te votimit ka përfunduar edhe numërimi i votave të hedhura në kuti nga anëtarët e kësaj force politike.
Kryetar i PD Dega Vorë u shpall z. Pëllumb Ibrahim Brusha me 80% të votave. Kandidati tjetër në këtë garë ishte, Elion Rustem Guri.