Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari, ka reaguar në lidhje me një vizitë të deputetit demokrat Agron Gjekmarkaj në SHBA. Në një postim në rrjetet sociale, Kokalari shprehet se Gjekmarkaj shkoi deri në SHBA për të takuar disa organizata që financohen nga Soros. Në këtë kuadër ajo e ironizon duke ngritur pyetjen: I bën me vetëdije këto lëvizje kaq “brilante”?
“Ky Gjekmarkaj me vetëdije i bënë këto lëvizjet politike kaq brilante? Shqipëria është në kaos total fal George Sorosit dhe veglave të tij, ky shkon deri ne DC dhe takohet me disa organizata të rëndomta që financohen pikërisht nga George Sorosi. I poston dhe me mburrje të madhe në median sociale!” – shkruan Evi Kokalari.