Moderatorja e njohur Fjoralba Ponari është aktive në rrjetet e saj sociale. Së fundmi, ajo ka zhvilluar një intervistë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, ku njëri prej tyre e ka pyetur nëse do e falte partnerin në rast se ai do i lutej duke i thënë se nuk e ka tradhtuar me zemër dhe përveç kësaj kanë edhe 2 fëmijë.
Nga ana tjetër, moderatorja ka treguar se do e falte tradhtinë nëse në mes do të ishte një fëmijë, por nuk do të vazhdonte më tej lidhjen.
“Për ta falur do ta falja, aq më tepër nëse në mes do të kishte fëmijë, por nuk do të mundesha kurrë të vazhdoja me të. Kjo sepse unë kam punuar shumë me veten. Ta dua, ta respektoj, ta vlerësoj njeriun që jam sot dhe nuk do mundesha të përtypja një zhvlerësim të asaj që jam e përfaqësoj si njeri, aq më tepër nga ai me të cilin unë kam zgjedhur të ndaj ëndrrat e projektimet e së ardhmes sime. Joshja e tundimi, na rrotullohet të gjithëve, pa dallim gjinore, ama në logjikën time tradhtia është proces që ti ja lejon vetes të ndodhë”.
Kujtojmë se, Fjoralba Ponari pak muaj më parë humbi nënën e saj. Moderatorja e njohur ka preferuar ta kalojë këtë periudhë të vështirë në privatësi duke mos ndarë asnjë detaj. Por pavarësisht kësaj, Fjoralba vendosi me kurajë të kthehej për të moderuar Portokalli-në edhe pak kohë pas fatkeqësisë.