Mbrëmjen e sotme, boksi botëror do të ketë gjithë përkushtimin sy e vesh nga Londra atje ku do të përballen dy gjigandë të peshave të rënda si Tyson Fury dhe Dillian Whyte. Në “Uembleyn” magjik që pritet të shënojë rekord me 94 mijë tifozë, britaniku Fury kërkon të mbrojë titullin kampion në ËBC kundër xhamajkanit White.
Gjithashtu, Fury 33 vjeç, shihet si favorit edhe për faktin se 32 ndeshje në peshat e rënda nuk ka humbur asnjëherë, ndërsa sonte do jetë përballja e tij e 32-të.
Bëhet me dije se, spektakli mes dy boksierëve pritet të nisë në orën 23:10, ndërsa britaniku Fury është parë me këmbë në tokë. Boksieri gjigand është shprehur se nuk është i paprekshëm ashtu si të gjithë mendojnë.
“Nuk jam i paprekshëm ashtu siç të gjithë mendojnë. Edhe unë kam rënë në tapet, por kam pasur fat që kam fituar në 32 përballje”.
Fury për më tepër lavdëroi kundërshtarin White duke thënë se është sypatrembur dhe një djalë me parime, ndërsa nga ana tjetër xhamajkani tha se ‘boksieri britanik është i rrezikshëm, por jo dhe aq i mirë, pasi stili i tij të mërzit’.
Kujtojmë se, Dillan Whyte ka 30 ndeshje në boksin profesionist nga të cilat ka fituar 28, 19 me nokaut.