Një përleshje masive ka ndodhur mes shqiptarëve në Genova të Italisë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ku janë përfshirë rreth 10 persona, të gjithë të kombësisë shqiptare, por deri më tani asnjë prej tyre nuk është identifikuar nga autoritetet policore.
Njëri prej tyre mbeti i plagosur rëndë dhe u transportua me urgjencë për shkak të dëmtimeve të marra në kraharor, por nuk dihen detaje të tjera lidhur me gjendjen e tij shëndetësore. Ndërkohë që Policia ka arrestuar 5 persona, që dyshohet se kanë marrë pjesë në përleshjen masive, ndërsa të tjerët janë shpallur në njoftim.