Tërmeti me magnitudë 5.7 të shkallës Rihter me epiqendër në Bosnje dhe Hercegovinë, u ndje në shumë shtete të rajonit. Tërmeti i fuqishëm është regjistruar mbrëmë në orën 23:07 me epiqendër në Bosnje dhe Hercegovinë.
Kështu ka njoftuar Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, e cila ka dhënë detajet e para. Sipas EMSC, tërmeti ishte në zonën e Stolacit dhe është ndier në të gjithë rajonin, duke përfshirë Kosovën.
Ndërkohë, shumë qytetarë të Mostarit kanë dalë nga shtëpitë e tyre pas tërmetit dhe një viktimë është shënuar. Qytetarët e Sarajevës kanë shkruar në rrjetet sociale se tërmeti ka zgjatur më shumë se 30 sekonda.