Kujtim Meta 44-vjeç, vijon të jetë në gjendje kritike për jetën në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi u plagos me armë zjarri dy ditë më parë në Lushnje.
Kamerat e sigurisë nuk kanë ndihmuar hetuesit në zbardhjen e kësaj ngjarjeje, ndërsa policia ka shoqëruar 22 persona të cilët do të merren në pyetje lidhur me atentatin.
Nuk ka ende as një pistë të qartë për ngjarjen e rëndë pasi Meta nuk rezulton të jetë person problematik dhe me precedent penale. Ai punonte si shofer kamioni dhe njihet si person i qetë nga banorët e lagjes dhe familjarët.
Deri më tani, e vetmja pistë që po ndiqet është fakti se 44-vjeçari ishte mik me Besnik Hidën, i cili mbeti i vrarë në një atentat më 1 tetor të vitit 2019.
Mema është plagosur në bark teksa konsumonte një pije brenda një lokali, ku ka marrë 2 plumba në bark. Pas ndihmës së parë në spitalin e Lushnjës është dërguar në Tiranë, ku edhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Vetë 44-vjeçari nuk ka probleme me Policinë e Shtetit, por nuk përjashtohet mundësia që ai të mos ketë qenë shënjestra e atentatit pasi në zonë kishte dhe persona të tjerë.