Policia britanike ka vënë në pranga 5 shqiptarë pasi gjatë një kontrolli ju gjet një fermë kanabisi me vlerë më shumë se një milion paund në Neëcastle.
Sipas mediave të huaja, katër nga 5 shqiptarët e arrestuar janë lënë në burg, ndërsa një 22-vjeçar do të hetohet në liri. Operacioni ‘Sentinel’ shënon kapjen e një ndër sasive më të mëdha të kultivimit të lëndëve narkotike në Britani.
Policia u njoftua për një aktivitet të dyshimtë në një shtëpi në Fenham Hall Drive. Kur oficerët kontrolluan pronën në dukje bosh, ata vunë re që dritaret ishin të hapura dhe një erë e fortë kanabisi vinte nga shtëpia. Brenda ata zbuluan një fermë kanabisi të përbërë nga rreth 3,265 bimë, me vlerë rreth 1,370,000 £, të shtrira në tre kate.
Detektivi David Hodgson i Policisë së Northumbria vlerësoi reagimin e shpejtë të policisë dhe tha se prona ishte një nga ndërtesat më të mëdha që ai kishte parë të përdorej për këtë lloj kriminaliteti.
“Ky ishte një operacion i madh, ishte një ndërtesë me rreth 35 dhoma rritjeje të shpërndara në të gjithë pronën. Rendimenti që ne kemi kapur ka potencialin të jetë mbi një milion dhe ekziston mundësia që të ketë pasur edhe rendimente të tjera këtë vit. Burrat që përdornin ndërtesën nuk kishin lejen e pronarit për të qenë brenda dhe kanë shkaktuar dëme në vlerë prej rreth 100,000 paund, si dhe kanë vjedhur energjinë elektrike.”-u shpreh ai.