KE: Qëndrimi i Serbisë ndaj Rusisë mund të ndikojë në negociata – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

KE: Qëndrimi i Serbisë ndaj Rusisë mund të ndikojë në negociata

11:47 | 21/04/2022
në Kosove Rajon
0
epa07529241 Russian President Vladimir Putin (R) shakes hands with Serbian President Aleksandar Vucic (L) during a meeting on the sidelines of the Second Belt and Road Forum for International Cooperation (BRF) in Beijing, China, 26 April 2019. China hosts the Second Belt and Road Forum for International Cooperation (BRF).  EPA-EFE/ALEXEY NIKOLSKY / SPUTNIK / KREMLIN POOL MANDATORY CREDIT

Komisioni Europian (KE) ka deklaruar se qendrimi i Serbisë ndaj sulmit të Rusisë kundër Ukrainës mund të ndikojë në procesin e integrimit europian të vendit.

Michael Miller, Kyetari i njësisë së Komisionit Europian për Malin e Zi dhe Serbinë, nxorri në pah kushtet për përparimin e Serbisë në procesin e bisedimeve për anëtarësim, duke përfshirë sundimin e ligjit dhe dialogun me Kosovën, por gjithashtu theksoi se çështja e vendosjes së sanksioneve kundër Rusisë, do të merret parasysh.

“Ka pasur një evolucion shumë domethënës në kontekstin gjeopolitik dhe pozicioni i Serbisë ndaj agresionit të Rusisë në Ukrainë do të jetë një element thelbësor për t’u shqyrtuar. Serbia është e vetëdijshme për pritjet e BE-së lidhur me harmonizimin, përfshirë masat kufizuese (kundër Rusisë)”, ka deklaruar Miller në mbledhjen e komitetit të politikës së jashtme të Parlamentit Europian, ku u diskutua një projekt-rezolutë për Serbinë.

Read more

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Edhe raportuesi për Serbinë në Parlamentin Europian, Vladimir Bilçik, tha se mos vendosja e sanksioneve do të kishte pasoja për Serbinë, ndaj shprehu shpresën se Beogradi zyrtar do të harmonizohet me vendimet e BE-së për Rusinë.

“Shtetet sovrane marrin vendime sovrane, por vendimet sovrane kanë gjithashtu pasoja për partneritetet ndërkombëtare, aleancat dhe integrimin evropian. Shpresoj se vendimet në Serbi, pas zgjedhjeve, do të reflektojnë aspiratat europiane të Serbisë”, tha Bilçik. Ai paraqiti projekt-rezolutën për Serbinë para komitetit të politikës së jashtme të Parlamentit Evropian. Me këtë rezolutë, PE-ja do t’i kërkojë zyrtarisht Serbisë vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Shefja e departamentit për Ballkanin Perëndimor në Shërbimin Europian të Veprimit të Jashtëm, Elsa Fenet, i vlerësoi pozitivisht vendimet e Serbisë për të votuar në Kombet e Bashkuara, por tha se pavarësisht nga këto vendime të rëndësishme, duhen veprime konkrete.

“Serbia nuk ka harmonizuar ende asnjë nga masat kufizuese që lidhen drejtpërdrejt me sanksionet kundër Federatës Ruse. Kontaktet me Rusinë vazhdojnë në nivelin më të lartë, duke përfshirë disa personalitete kontroverse. Serbia mban fluturimet me Rusinë”, ka thënë Elsa Fenet.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaroi në një konferencë për shtyp, më 21 prill, se Serbisë po i krijohen probleme të mëdha dhe ajo po “paguan çmim shumë të lartë”, për faktin se është i vetmi vend në Europë që nuk ka vendosur asnjë masë kufizuese kundër Rusisë.

“Ne i respektojmë shumë ata dhe janë tmerrësisht të rëndësishëm për ne, por mos u zemëroni, qytetarët e Serbisë dhe Kuvendi i Serbisë janë shumë më të rëndësishëm për ne”, tha ai.

Serbia është i vetmi vend që po përpiqet të bëhet anëtare e BE-së pa respektuar vendimet e Bashkimit Europian në lidhje me sanksionet kundër Rusisë. Zyrtarët në Serbi, pavarësisht thirrjeve nga Perëndimi, vazhdojnë të refuzojnë të vendosin sanksione ndaj Kremlinit.

Ndërkohë Serbia ka votuar kundër Rusisë tre herë në Kombet e Bashkuara (OKB), por është shprehur qartë se i mbështet vetëm vendimet që nuk kanë të bëjnë me sanksionet.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt duke e quajtur një “mision special ushtarak”.

Që nga ajo kohë, Rusia është goditur me sanksione të shumta nga vendet perëndimore.

Etiketa: ndikon marredhenien me BEndikon marredhenietserbia rusia

Të Lidhura

Dënimi politik, Salianji: Më ofruan para në këmbim të heshtjes dhe burgut

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

nga 27 ok
17:06 | 18/03/2025
0

Ervin Salianji ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale që refuzoi lejen për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të...

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

nga 27 ok
15:50 | 13/12/2024
0

Shqipëria dhe Kosova njohën këtë të premte kundërshtarët e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Shorti i hidhur në selinë...

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

nga 27 ok
09:44 | 24/09/2024
0

Konfiskim i pasaportës, ndalim i largimit nga Serbia dhe detyrim për t’u paraqitur në policinë e Beogradit dy herë në...

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

nga 27
13:12 | 12/03/2024
0

Pesë të rinj, tre grekë dhe dy shqiptarë, janë arrestuar pasi dhunuan një 21 vjeçar në Selanik. Ngjarja ndodhi mbrëmjen...

Para
Rama ndjen mungesën e Bashës në Kuvend: Ai që mungon këtu ka…

Rama ndjen mungesën e Bashës në Kuvend: Ai që mungon këtu ka...

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com