Policia e Korçës në njoftimin zyrtar përsa i përket operacionit të koduar policor “knockdown”, deklaroi se janë proceduar 101 persona, ku mes të cilëve janë lëshuar 31 urdhër arreste. Po ashtu, policia ka bërë me dije se janë sekuestruar përveç sasive të drogës, edhe 20 automjete.
“Është finalizuar operacioni knockdoën. Janë proceduar 101 persona, për të cilën janë nxjerrë 31 urdhra arresti. Ata dyshohen për prodhim dhe shitje të narkotikëve”. Policia e Korçës ka zhvilluar një operacion blic në qytet dhe janë rreth 25 të arrestuar, të akuzuar për drogë.
Nga burimet raportohet se kanë qënë në vëzhgim prej rreth 5 muajsh nga Forcat e Rendit. Kaq dihet deri më tani dhe pritet që policia të dalë me një komunikim zyrtar, ku do të sqarojë dhe më shumë detaje në lidhje me këtë operacion.