Ministrja e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet, Milva Ekonomi ka folur sot gjatë një interviste televizive për zgjedhjen e presidentit të ri. Ekonomi tha se gjatë procesit të sotëm ku secili prej deputetëve shkroi tre emra si propozime për presidentin e ri, kishte pasur një reflektim personal mbi cilësitë që këta persona duhet të zotëronin. Ndër të tjera, Ekonomi zbuloi se në zarfin e propozimeve, kishte qenë edhe emri i një zonje.
Pyetje: Në zarfin ku votuat për propozimet në lidhje me presidentin, kishte emër zonje?
Ekonomi: Po kishte emër zonje. Ne kishim mundësi të jepnim tre emra dhe në këto tre emra kishim mundësi të kujdeseshim për barazinë gjinore.
Ndër të tjera, Ekonomi tregoi se ajo mendon që presidenti se duhet të jetë një njeri që vjen me një profesionalizëm me një mënyrë që e shikon pak më gjerë dhe ka një reflektim për arritjet. “Duhet një njeri që ka përulësi, thjeshtësi dhe ajo që unë mendoj se ka shumë rëndësi është fakti që të jetë një njeri që ta dojë Shqipërinë. PS ka mundësinë e herës së parë ta zgjedhë vetë presidentin në bazë të votave”, u shpreh ajo. Duke theksuar se do donte që për herë të parë një presidente femër.