Nga Artan Fuga
755.225 lekë dieta në muajin shkurt të vitit 2022, për secilin nga 93 deputetët në listë, si lekë shërbimesh,
kjo është sa qesharake aq edhe pastërtisht korruptive.
Është për kuje!
Uaaaau një rrogë profesori në muaj vetëm dieta!!!
Shikoni, shikoni! Po të konsiderojmë se hanë e pinë në një ditë me dietë 50.000 lekë, i bie që të kenë qëndruar 15 ditë me shërbim gjatë muajit shkurt. Se në hotele e motele nuk kanë përse qendrojnë se Shqipëria një tabaka sipërfaqe është!
Ku kanë vajtur mor burrë? Kanë agjendë zyrtare se cilët zgjedhës kanë takuar, çfarë objektivi kanë pasur, cilën çështje kanë zgjidhur? Me çfarë vërtetojnë se kanë qenë me shërbim dhe jo për ngjala, për peshk, për femra, për gallatë, për qokë, koqe, etj. sikundër mund t’i akuzojë dikush ?
Tani e kuptoj se përse në agjencitë publike bëhet nami me abuzimet me fondet publike!
Tani e kuptoj se ku merret shembulli!
Ka mbaruar gjithçka! Është e kotë!
Pa të shohim edhe dietat e muajve të tjerë, po të viteve të tjera? Me çfarë dokumenti zyrtar i kanë vërtetuar shërbimet, shpenzimet?
A i boton Kuvendi i Shqipërisë shpenzimet ekstra çdo muaj të deputetëve?