Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike nëpërmjet Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale ka njoftuar se në përfundim të mbylljes së procesit të numërimit të votave Eris Shahin Shehaj shpallet fitues me 53% të votave. Në garën për kryetarin e degës së PD Gjirokastër, Shehaj kandidonte përballë Daniel Sinos.
Vijon procesi i votimit në 17 degët e tjera. Në rast se në Qendrat e Votimit do të ketë ende votues, procesi do të vijojë edhe pas orës 18.00 ndërkohë Komisioni i Rithemelimit ka mbyllur zgjedhjen e kryetarëve dhe në disa degë të Partisë Demokratike.
Sipas njoftimit për mediat, procesi i votimit është mbyllur në degën Skrapar, Kuçovë, Elbasan, Paskuqan dhe disa degë në Tiranë.
Shtëpitë e Kranes rrezikojnë të shemben, Romeo i Finiqit bën pazarin e 84 MLN lekëve
Romeo Çakuli i bashkisë Finiq bën pazare me tenderë edhe kur bëhet fjalë për një rrezik të lartë që iu...