Sevilla pret në shtëpi kryesuesit e La Liga, Real Madrid për të zhvilluar mes tyre ndeshjen e javës së 32-të në kampionat. Një ndeshje derbi që premton spektakël mes dy ekipeve, e cila do të nisë në orën 21:00 dhe do të zhvillohet në stadiumin “Ramos Sanchez Pizjuan”.
Në prag të kësaj ndeshje ka folur edhe trajneri i Sevillas, Julen Lopetegui, i cili u shpreh se ekipi i tij do të bëjë maksimumin të mposhtë një nga skuadrat më të mira në botë siç janë “Los Blancos”.
Ndër të tjera tekniku i Sevillas nuk la pa përmendur sulmuesin francez, Benzema, ndërsa e cilëson si një futbollist të jashtëzakonshëm dhe vendimtarë për madrilenët.
“Duam të mposhtim liderin e La Ligas dhe një nga ekipet më të mira në botë. Ai është një futbollist i jashtëzakonshëm. Benzema ka një karrierë të shkëlqyer dhe është absolutisht vendimtar”, teksoi timonieri i Sevillas.