Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas kanë goditur një rast të tentativës për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, me dokumente false, duke vendosur në pranga shtetasit E.I., 28 vjeç, banues në Kukës dhe L. O., 19 vjeç, banues në Durrës.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të dokumentacionit të shtetasve E. L. dhe L. O., kanë dyshuar se këta shtetas nuk kishin paraqitur dokumentet e tyre të identifikimit.
Gjatë kontrollit të detajuar rezultoi se dokumentet që ata kishin paraqitur ishin me gjeneralitete të dy shtetasve të tjerë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme