Sali Berisha ka pritur për një takim ditën e sotme ish-deputetin në Kuvendin e Kosovës, Gani Geci.
Njoftimin për këtë takim e ka dhënë Geci, nëpërmjet një postimi në Facebook.
Ai ka thënë se takimi ishte shumë miqësor, duke e quajtur Berishën lider historik të së djathtës në Shqipëri.
“Sot së bashku me Sabi Kaçanollin ishim në një takim shumë miqësor me liderin historik të së djathtës në Shqipëri, ish presidentin, ish kryeministrin e Republikës së Shqipërisë z.Sali Berisha”, shkruan ndër të tjerash ai.
Po ashtu Geci ka treguar se ata kanë folur për Kosovën, për Shqipërinë, për politikën ruso-serbe në Ballkan, për njerëzit e politikës në Kosovë edhe për sfidat e PD-së në Shqipëri.