Një aksident i rëndë ka ndodhur në lagjen “21 Dhjetori” në Tiranë ku mjeti i tipit benz që drejtohej nga shtetasi B. Z., ka aksidentuar një të mitur 15-vjeçar, i cili si pasojë e goditjes nga automjeti është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Burimet pranë spitalit bëjnë me dije se minoreni është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë grupi hetimor që ndodhet në vendngjarje po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit për të kuptuar të gjithë dinamikën e ngjarjes.