Modelja e njohur Benaiada Nishani, e njohur për natyrën e saj pa komplekse dhe të çiltër, ka zbuluar kriteret për partnerin e saj të ardhshëm.
E ftuar në emisiohnin e mëngjesit “Wake-up” ditën e sotme së bashku me prezantuesen Argjira Spancën, ato zbuluan se ajo do donte dikë elegant dhe gjithashtu të jetë romantik.
Nga ana tjetër, Spanca është shprehur se Beniada do e donte partnerin boind, me sy blu ose jeshil.
“Nuk duhet të kesh bark të madh. I pëlqejnë biond, sy blu ose jeshil.”
Gjithashtu, në bisedën mes dy shoqeve ka ndërhyrë edhe Isli Islami duke thënë në formë batute se për atë qëllim e ka heq dhe ai mjekrën.
“Unë e hoqa mjekrën kastile.”
Së fundmi, Beniada e ka mbyllur diskutimin duke thënë se për të nuk ka rëndësi paraqitja fizike tek një mashkull, por sipas saj mjafton të jetë i mirë dhe romantik.
“Nuk ka rëndësi mashkulli nga ana fizike, të jetë i mirë, mua nuk më pëlqen t’i shkoj nga pas tyre. Më pëlqejnë njerëzit romantik.”
Kujtojmë që, së fundmi Beniada ka qenë e ftuar në emisionin “Tiki-Taka” i cili transmetohet në gjigantin italian Mediaset. Beniada, përballë Piero Chiambretti, dha disa ditë më parë një intervistë të sinqertë dhe ka zbuluar detaje që publiku italian nuk i dinte për të.