U shkarkua me Bardh Spahia, reagon administratori i Dajçit: Nuk ke për të shkuar askund – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

U shkarkua me Bardh Spahia, reagon administratori i Dajçit: Nuk ke për të shkuar askund

21:54 | 14/04/2022
në Shqiperi
0

Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, ka larguar nga detyra dy administratorë për shkelje disiplinore. Po kjo siç duket është vazhdim i përçarjes që po ndodh brenda Partisë Demokratike, dhe këtë e tregon edhe reagimi i administratorit të Dajçit, Gjovalin Darragjati. Në një postim në Facebook, Darragjati shkruan se shkresa e shkarkimit jo vetëm nuk përmban ndonjë motiv dhe arsyetim, sikurse e kërkon kodi i punës, por ka një ton të përsëritur dy herë, kërcënues ndaj një punonjësi të administratës së bashkisë Shkodër.

“Sot, me daten 14 prill 2022, permes nje shkrese te percjellur dorazi dhe pa asnje thirrje paraprake per komunikim administrativ,jam njoftuar per lirim nga detyra prej Kryetarit te Bashkise te ardhun nga Tirana, zoti Bardh Spahija. Shkresa jo vetem nuk permban ndonje motiv dhe arsyetim, sikurse e kerkon kodi i punes, por ka nje ton te perseritur dy here, kercenues ndaj nje punonjesi te administrates se bashkise Shkoder ne Republiken e Shqiperise, qytetari te Shkodres dhe aktivisti shoqeror. Kercenimi, shantazhi, gjuha paralajmeruese, kur nuk ekziston asnje rrethane refuzimi, asnje sinjal kundershtie nga ana ime, ne nje vend qe ka kushtetute, ligje, per mbrojtjen e te drejtave individuale dhe te drejtave te punes, perben veper penale. Askush nuk ka te drejte te hartoje kerkesa te tilla, me kete gjuhe te rende urrejtjeje te paragjykuar politikisht, aq me pak nje kryetar rishtar i Bashkise se kryeqendres se Veriut, i katapultuar, nga shtabi i urdherimit te djegies se shkollave- qendra votimi, nga nje njeri qe vertitej rrugeve, ne kandidat per Bashkine Shkoder, pa kaluar ma pare ne rrjeten e pastrimit te mekateve te shkuara para ligjit. Ngjan sikur jena ne kohen kur sekretari i pare i Komitetit te Partise, leshonte urdhera pushimesh per armiqte e vendosur ne shenjester dhe nuk i therriste ata aspak per te kryer detyrimin e lajmerimit. Ne fakt, shkresa perben prove se kemi te bejme me nje drejtues institucioni, me mangesi gjuhesore, juridike, etike, pervecse nje i ngarkuar me pune spastruese, prej eproreve te tij te padukshem “NE TE DY”, qe ngutet, calon formalisht, coroditet thelbesisht ne sjelljen e tij administrative, dhe ne fund, shfryn ne pastrime” – shkruan Darragjati.

Ai i ka bërë thirrje Bardhit të kërkojë falje për gjuhën e padenjë të përdorur, ta tërheqë shkresën e parë dhe të riformulojë denjësisht një shkresë të dytë. Më tej ai thotë se me urrejtje, hakmarrje, ndasira dhe qoka, nuk ke për të shkuar askund, as deri në fund të vitit shtesë të mandatit tuaj kolektiv.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

“Une e kuptoj varferine dhe mjerimin e formulimit qe ka derdhur mbi leter autori, mbasi e di krejt mire prej kohesh, deri ku ka mberritur dhe ndricuar dija e tij nder vitet shkollore ne Shkoder. Por, problemi eshte, se publiku ende nuk e di dhe vazhdon me prite, qe kryebashkiaku i ri te beje transparencen e plote sipas kohes, te shkollimit te tij, ne menyre qe te sigurohet qe Bashkia eshte ne duar te drejta dhe pa shtremberuara nga pikepamja e edukimit. I bej thirrje kryetarit te Bashkise zotit Bardh Spahiu, te me kerkoje falje per gjuhen e padenje te perdorur, ta terheqe shkresen e pare dhe te riformuloje denjesisht nje shkrese te dyte te bazuar ne te gjitha pikat ne ligj, dhe te respektoje ne cdo fjale, etiken qe duhet te kete nje urdher i dalur nga zyra me e vjeter bashkiake e Shqiperise. Po nuk ndodhi kjo kerkese faljeje, terheqje dhe riformulim etik, shkresen e mesiperme do ta dergoj ne te gjitha institucionet qe merren me monitorimin e ligjshmerise se sjelljes dhe veprimeve te organeve te zgjedhura ndaj shtetasve. Ne fund, dy fjale si qytetari, qytetarit: e ke filluar se mbrapthi punen i nderuar, ju dhe kushdo, individ apo grup- individesh, qe ju perdor juve si veprues fundor te planeve te ndertuara jashte zyrave te shtetit shqiptar dhe perkunder parimeve te qeverisjes se mire. Me urrejtje, hakmarrje, ndasira dhe qoka, nuk ke per te shkuar askund, as deri ne fund te vitit shtese te mandatit tuaj kolektiv. Uroj te reflektosh, jo duke terhequr vendimin per mua, por duke terhequr proven shkresore te arrogances dhe shantazhimit te paragjykuar, qe pershkon fund e maje permbajtjen e saj. Keshille e fundit prej meje: beju burre dhe takoji njerezit kur ke per t’i dhene kumte te tilla kaq te pabukura, te detyruara nga padroni hakmarres.
Falenderimim per te gjithe banoret e Dajçit per qendresen, vyrtytet dhe perkushtimin e pashoq per PD dhe vlerat demokratike qe kemi luftuar te gjithe bashke qe ne fillimet e demokracisë” – shkruan Dragjati.

Kujtojmë se ai ka liruar nga detyra edhe Altin Shabaj, Administrator në Postribë.

 

Etiketa: administratoriaskundBardh SpahiaDajcit

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Surpriza e Eintracht Frankfurt, eliminon Barcelonën nga Europa League

Surpriza e Eintracht Frankfurt, eliminon Barcelonën nga Europa League

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com