Deputeti demokrat Ervin Salianji është treguar i ashpër në fjalimin e tij në Kuvend ku tha se qeveria nuk komenton raportin e DASH për të drejtat e njeriut, korrupsionin dhe sistemin e drejtësisë, ndërsa shton se mazhoranca po e përkeqëson situatën duke mos marrë masa.
Sipas Salianjit, kjo është java ku qytetarët kanë marrë vetëm “lajmë të zeza”, referuar rritjes së taksave, përplasjes mes kriminelëve në mes të Elbasanit dhe legalizimin e kanabisit, që sipas tij duhet të behët me referendum dhe jo me pyetje në Facebook.
“Kryeministri nuk vjen, nuk dëgjojmë asnjërin që të përmendë e t’ju thotë shqiptarëve për raportin e DASH. Atë qe e di i madh e i vogël, për gjithçka ndodh në këtë vend. Për mos ecjen në mënyrën e duhur dhe të shpejtë në procesin gjyqësor. Ajo që e kemi thënë prej kohësh, që në zgjedhje kishte rrjedhje votash. Dy në burg, dy non grata që kanë ndikuar sipas raportit të DASH, të bëjnë diferencën për ti dhënë mazhorancën kësaj partie që nuk mund të qeverisë Shqipërinë. Në këtë javë qytetarët shqiptarë kanë marrë lajme të zeza, rritja e taksave, pamundësia për të jetuar, rritja e çmimeve. Në Shqipëri është bërë e pamundur që të jetohet. Në Elbasan dy superkriminelë gjuajnë mes tyre policia nuk i kap. Krimineli ka mundësinë ta kapë kriminelin, po policia nuk e kap dot. A ka ndonjë reagim për vrasjen në autostradë. Çdo gjë Shqipëria e ka prodhuar në të zezë. Nëse doni që të legalizohet kanabisi ose jo ti çojmë te qytetarët me referendum, t’ia lemë qytetarëve në dorë, jo me pyetje Facebook. Është detyrë e jona që mungesën e legjitimitetit ta vëmë në zbatim, të ketë protesta kombëtare”, tha Salianji.