Një tjetër automjet është përfshirë nga flakët orët e para të mëngjesit në Vlorë. Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:15, në vendin e quajtur “Kanali i Motorrit”.
Një automjet tip “fuoristradë”, pa targa është djegur plotësisht.
Nuk dihet ende nëse automjeti ka qenë i parkuar në këtë zonë apo ka qenë në ecje.
Sakaq nuk dihet ende se nga kush drejtohej.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e pronësisë dhe zbardhjen e rrethanave të djegies së automjetit.