Antonela Berisha gjatë qëndrimit brenda shtëpisë së famshme na është shfaqur si një femër e kuruar dhe është komentuar shumë për veshjet e saj të shtrenjta.
Kujtojmë që ajo u përfshi në një debat me Monika Lubonjën, e cila e shkeli padashje këpucët, ndërsa Antonela iu kthye se kishin kushtuar 800 euro.
Antonela nuk i ka kushtuar rëndësi këtyre komenteve, madje ditën e djeshme ajo ka postuar në InstaStory një palë taka, ku u kërkon fansave që të gjenin çmimin.
“Sa kanë kushtuar sipas jush, 1350 euro, 1600 apo 100?”, ndërsa bëri të ditur më vonë se kishin kushtuar 1350 euro.
Para disa kohësh e ftuar në “Ftesë më 5” teksa është pyetur për punën që bën dhe si i fiton të ardhurat për të blerë rroba të shtrenjta, Antonela tha se është maniake për veshjet.
“Unë kam jetuar edhe para Për’puthen, kam punuar që para se të bëhesha 18 vjeçe, kam punuar kameriere, pastruese, e kam fituar lekun vetë. Të gjithë punonim, qiraja nuk është aq e madhe për 5 vetë.
Rroga e parë zyrtare ka qenë kur isha stazhiste, 517 euro fiks. Punoja 6 ditë në darkë nga mëngjesi deri kur mbyllej, sapo kisha mbaruar shkollën. Puna më e mirë e paguar ishte kur në një markë franceze më ofruan punë dhe përveç rrogës, kisha dhe përqindje. Mora dhe titull si shitësja më e mirë në Europë”, tha ish-banorja e BB VIP.