Granit Xhaka gjatë një interviste për “Players Tribune Football”, ka treguar se me “Topçinjtë” dëshiron të fitojë trofe dhe për momentin nuk e mendon një largim nga “Gunners”.
Gjithashtu futbollisti shqiptar ka folur edhe për raportin që e ka me tifozët dhe me vështirësitë nëpër të cilat kalojnë futbollistët, e të cilat nuk vërehen nga tifozët
“Pas këtij sezoni, i kam edhe dy vjet të tjerë kontratë këtu. Do të jap gjithçka derisa të jem në këtë klub. Gjithmonë e them këtë. Unë e nënshkrova kontratën e re për ta shijuar kohën time këtu dhe kjo është kjo. Unë dua të arrij diçka me këtë klub, diçka speciale. Dhe, pa e arritur këtë, nuk do ta largohem.
Unë dua të kem marrëdhënie sa më të mirë me njerëzit nga jashtë, me tifozët, të jem afër me ta. Ne nuk i takojmë kurrë ata, nuk kemi kurrë bisedime me ta. Ata vetëm na shohin në fushë, për 90 minuta dhe lamtumirë. Ata nuk e dinë se si ushtrojmë më parë. Ata nuk e dinë se si ndihesh, nuk e dinë këtë. Nëse e ke ndonjë problem në familje, as këtë s’e dinë, shumë detaje s’i dinë”, përfundoi Xhaka.