Ndonëse Kremlini i mohon, ushtarët rusë po kryejnë krime lufte dhe veprime mizore në Ukrainë. Rasti i fundit është i një ushtari rus është arrestuar pasi dyshohet se ka regjistruar veten duke abuzuar seksualisht me një foshnjë ukrainase. Këtë lajm e ka bërë të ditur presidenti i Ukrainës, i cili tha se janë regjistruar me qindra raste abuzimesh ndaj ukrainasve.
“Në zonat e çliruara nga pushtuesit, regjistrimi dhe hetimi i krimeve të luftës të kryera nga Rusia vazhdon. Varreza të reja masive gjenden pothuajse çdo ditë. Dëshmitë janë duke u mbledhur. Mijëra e mijëra viktima janë shënuar. Qindra raste torture po ashtu. Trupat vazhdojnë të gjenden në kanale kanalizimesh dhe bodrumesh. Janë regjistruar qindra raste të përdhunimeve, përfshirë ato të vajzave të reja dhe fëmijëve shumë të vegjël. Edhe për një foshnjë mes tyre”, ka deklaruar Zelensky.
Banda e Putinit ka qenë e lidhur me një varg mizorish të tmerrshme në të gjithë Ukrainën, duke përfshirë përdhunimin brutal dhe vrasjen e grave dhe fëmijëve, shpesh përpara anëtarëve të familjeve të tyre, ndërsa nga ana tjetër Moska i ka mohuar këto akuza.