Ylli Limani padyshim që është një nga zërat më të bukur dhe më të ëmbël të muzikës shqiptare, që ka rrëmbyer shumë zemra. Pas shumë dedikimesh të ndjera dashurie e ndarjesh, këngëtari këtë herë ka vendosur të tregohej i drejtpërdrejtë me ish-in e tij. Së fundmi, Ylli ka publikuar këngën e fundit.
“Asnjë këngë nuk është për ty”, janë fjalët në refrenin e projektit të fundit muzikor, drejtuar ish-partneres që mund të mendojë se ai i ka dedikuar këngë.
Nga ana tjetër, partnerja e Ledri Vulës, Sara Hoxha, gëzon një raport shumë të mirë me Yllin dhe e ka ngacmuar ditën e sotme rreth këngës me titull “9” teksa ndodhen të dy në palestër.
“Pse i kishe bërë një super këngë ex-it? Shumë këngë e bukur. Për të të dhembur shpirti. Kurrë s’ke vuajtur për të.”
Ylli i përgjigjet në formë shakaje se ka vuajtur pak.
“Se e ka merituar të mos ma ndjejë për të. Kam vuajtur pak.”
Nëse pyesni se kush ka qenë e dashura e fundit e artistit apo një nga lidhjet që ai ka pasur, nuk do merrni asnjë përgjigje. Kjo pasi artisti është shumë hermetik rreth jetës private dhe ka zgjedhur ta mbajë atë larg syrit të publikut. Ndonëse polemikat që janë shuar shumë shpejt nuk kanë munguar.
Vetë Ylli i pyetur para pak javës në një intervistë për jetën e tij personale, deklaroi se përveçse është i turpshëm, njerëzit janë të lidhur emocionalisht me këngët e tij dhe nuk do që jeta e tij personale të përzihet me atë profesionale.