Ministri i Drejtësisë, ka zhvilluar një takim me Boiken Lako, i cili u dënua me 3 vite burg pasi hapi katër dritare në një ndërtesë, të cilën do e kthente studion e tij muzikore.
Ai ka treguar se atë që ka ndodhur nuk mund ta kthejnë pas, por mund të bëjnë që shërbimi i Lakos ndaj komunitetit të mos shihet si provë, por si kontribut.
“Nuk mund të kthejmë pas çka ndodhur, por mund të bëjmë që shërbimi i Bojkenit ndaj komunitetit të mos shihet si provë, por si kontribut, ashtu si ai ka ditur gjithmonë ta japë”, ka shkruajtur Manja.
Sipas Manjës, ata kanë rënë dakord për një projekt mjaft interesant, që do të vihet në skenë.
“E pse jo, të jetë shembulli i parë i një qasjeje dhe vizioni të ri që kemi për Shërbimin e Provës dhe në këtë panoramë të re, së bashku me Bojkenin, biseduam dhe dakorduam për një projekt mjaft interesant, të cilin e pres me padurim të vihet në jetë”, ka shkruar ministri krahas fotove, duke lënë të kuptohet se muzikantin e falur pavarësisht vendimit të dhënë nga Gjykata.