Pista ku po hetohet dhuna ndaj kancelarit të Gjykatës në Elbasan, Ledion Sulkuqi janë konfliktet për shkak të detyrës, por nuk përjashtohet as ajo e konfliktit për arsye personale.
Pas marrjes në pyetje të dëshmitarëve, mësohet se Sulkuqi u dhunua mbrëmjen e djeshme pak para mesnatës pasi kishte dalë nga një lokal dhe po shkonte në shtëpi.
Raportohet se Sulkuqi nuk ka dhënë dëshminë për dhunimin që iu bë.
Autorët të cilët dyshohet të kenë qenë dy, parkuan mbrëmjen e djeshme mjetin në hyrje të rrugës Egnatia. Më pas kanë vrapuar drejt 51-vjeçarit dhe kanë nisur ta godasin menjëherë me mjete të rënda në kokë dhe trup duke i lënë plagë të rënda.
Më pas ata janë larguar nga vendi i ngjarjes me makinë.