Së fundmi policia dhe Prokuroria kanë regjistruar rreth 312 episode, ku efektivët e policisë në pikën e kalimit kufitar në Morinë kanë marrë ryshfete me qëllim kalimin e personave pa mjete identifikuese të cilët ishin në shkelje.
Në një prej këtyre episodeve ishte edhe këngëtarja e njohur Zajmina Vasjari, e cila nga regjistrimet zbulohet se ka kaluar së bashku me fëmijët e saj në kufi pa prokurën e posaçme që nevojitej për të kaluar.
Nga ana tjetër, në dosjen e prokurorisë bëhet me dije se në datën 2 janar të këtij viti ora 10:57 në aplikacionin Whatsapp shtetasi i regjistruar me emrin “Tani Durrës” i thotë, Laertit Sulos me mesazh se në kufi ndodhet bashkëshortja e një mikut të tij bashkë me fëmijët, duke përmendur emrin e Zajmina Vasjarit, dhe gjithashtu në regjistrim dëgjohej teksa pohonte se këngëtarja nuk kishte prokurë.
Laert Sulo Polici: Kur do kthehet
Tani: Ja ta pyes… dy ditë datë 4 ka kthim…
Laerti: Ok çfarë makine ka ose jepi nr tim të flas me të……
Tani: “Renxh Rover “AA001UD”…
Laert Sulo, menjëher më pas ja kalon me mesazh targën e automjetit të shtetases si porosi për ta ndihmuar punonjësi i policisë Emilton Asllanaj me detyrë përgjegjës turni në P.K.K Morinë.
“Ndihmoje pak është duke ikur për në Kosovë, duhet ta njohësh Zajmina Vasjari…”
Së fundmi, mësohet se nga verifikimi në sistemin TIMS rezulton se shtetasja Zaimina Vasjari ka kryer dalje nga Republika e Shqipërisë në datë 02.02.2022 dhe ka hyrë në datë 04.02.2022, duke kaluar kufirin me mungesë dokumentacioni Prokurore për fëmijët e mitur, duke u favorizuar dhe ndihmuar nga punonjësi i policisë Emilton Asllanaj kundrejt porosisë të marrë nga shefi i stacionit Laert Sulo.