Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në Korçë. Burime policore bëjnë me dije se një 45- vjeçar ka ndërruar jetë papritur në ambientet e një lokali.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:35, në lagjen nr. 8, Korçë, ku personi i identifikuar me iniciale S.L., dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, teksa ishte ulur në ambientet e lokalit në këtë lagje.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar dëmtime trupore.
Pritet që ekspertiza mjekoligjore të zbardhe shkakun e vdekjes së 45- vjeçarit. Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale.