Kosova do të çojë tetë atletë në herën e saj të parë në Lojërat Olimpike, dhe madje shpreson të fitojë disa medalje.
Komuniteti Olimpik i Kosovës prezantoi këtë martë atletët: dy notarë, dy xhudiste, dy në atletikë, një qitës dhe një çiklist, shkruan Associated Press.
“Për herë të parë, ne po e kuptojmë se çfarë do të thotë të jesh i barabartë mes atletetëve të tjerë,” tha Besim Hasani, drejtues i Komunitetit Olimpik të Kosovës gjatë prezantimit.
“Ne po shkojmë atje për të fituar medalje sepse Majlinda Kelemendi është e para në renditjen olimpike” shton Hasani. “Pritshmëritë tona janë që Majlinda Klemendi do të rrëmbejë medaljen e artë”.
Hasani tha se xhudistja tjetër, Nora Gjakova, mund të fitojë gjithashtu një medalje për pesha nën 57 kh.
Kosova fitoi anëtarësinë në IOC në dhjetor të vitit 2014.