Një tjetër aksident rrugor është raportuar në autostradën Tiranë-Durrës. Bëhet me dije se si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur një person, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa dhjetëra makina kanë ngecur në trafik. Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë.
Prej 30 minutash autostrada është e bllokuar.
Policia pritet të dalë me një njoftim për shtyp për të zbardhur ngjarjen. 27.al raporton se bilanci i aksidenteve vijon të rritet.