Pas konferencës që presidenti Ilir Meta dha pasditen e sotme, ku në fokus kishte aferën e inceneratorëve dhe legalizimin e kanabisit për të cilën i drejton gishtin qeverisë, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Rama.
Rama ka komentuar dhe zgjedhjen e presidentit të ri, ndërsa ka theksuar se Ilir Meta është një turp kombëtar teksa uron që sa më shpejt të mbarojë koha e tij në zyrën e presidencës.
“Përsa i përket Metës, dua të ju kujtoj diçka që Gjykata Kushteteuse ka rënë dakord se Meta s’ka shkelur Kushtetutën. Unë s’dua të komentoj vendimet e Gjykatës, por dua të them se Meta si president është një turp kombëtar. Mund të bëjë ç’të dojë si qytetar i lirë. Më intereson që kjo kohë e Ilir Metës në atë zyrë të mbarojë sa më shpejt. S’kam asnjë problem se çfarë kërcënon Ilir Meta.