Diplomatja Aleksandra Papadhopulu sapo është zgjedhur shefe e zyrës së EULEX në Kosovë.
Ajo e merr këtë detyrë në 1 shtator 2016.
Diplomatja Aleksandra Papadhopulu ka shërbyer disa vite përfaqësuese e Greqisë në zyrën diplomatike të saj në Shkup. Pas kësaj detyre ajo u dërgua si ambasadore e përhershme e Greqisë në BE, por në tetor 2015 pas disa mosmarrëveshjeve me ministrin e jashtëm Nikos Kotzias u shkarkua.
Gjatë kohës që diplomatja e Greqisë, Aleksandra Papadhopulu punonte në Shkup u zbuluan rrënjët e saj shqiptare, pra arvanitase.
Me anë të një diplomati shqiptar asaj i dhurova dy librat e arvanitasit të shquar, Aristidh Kola, të cilat m’i pati dhënë vetë autori. Bëhet fjalë për librat “Arvanitët dhe prejardhja e grekëve”, dhe “Greqia në kurthin e serbëve të Millosheviçit” të botuar në gjuhën greke.