Ukrainasit publikuan një video-lojë në stilin e viteve 1990, e cila lindi nga qëllimi i Elon Musk për të marrë pjesë në luftën me Vladimir Putinin.
Zhvilluesit nga Ukraina kanë krijuar tani një lojë në të cilën një lojtar mund të mposht presidentin rus Vladimir Putin, si dhe udhëheqësin çeçen Ramzan Kadyrov.
Në këtë lojë, rolin kryesor e luan Elon Musk miliarderi amerikan dhe president i Tesla dhe SpaceX. Luftimet po zhvillohen në Mariupol. Loja ka edhe muzikë shoqëruese, me një këngë të interpretuar nga Andrej Klivnjuk drejtuesi i grupit Boombox.
Ideja për këtë lojë lindi pasi Elon Musk sfidoi Putinin në një duel në një luftë të vetme në mes të marsit. Megjithatë, në vend të Putinit, Kadyrov iu përgjigj amerikanit, e më pas kreut të Roscosmos, Dmitry Rogozin.
Kujtojmë se, më parë në Ukrainë u krijua një lojë me të cilën lojtarët mund të bllokojnë punën e faqeve ruse që lidhen me ushtrinë ruse.