Lidhur me informacionet e publikuara disa ditë më parë, se emri i tij përflitet për të kandiduar si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur se nuk po lobon as për Sekretar të Përgjithshëm të NATO-s dhe as në OKB. I pyetur nëse përflitet një informacion i tillë në NATO, Rama nuk e mohoi por u shpreh se nuk ka rëndësi. Sipas tij, nuk mendoj çfarë mandati tjetër ka përpara, por mendoj si do bëhet ky mandat një mandat transformues.
Pjesë nga debati:
Pyetje: Po loboni me të vërtetë Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s. Nuk i referohem lajmit fake. Po ju pyes realisht.
Rama: Unë nuk loboj as për Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, as i OKB-së.
Pyetje: Po të tjerë lobojnë për emrin tuaj?
Rama: Është proces parazgjedhor. Tani nuk është më…
Pyetje: Është përfolur emri juaj?
Rama: Mund të jetë përfolur por nuk përbën gjë me rëndësi sepse është proces, është zgjidhur edhe për një vit.
Pyetje: Mandati i Stoltenbergut është shtyrë për një vit.
Rama: Kontratën e kam me shqiptarët.
Pyetje: Kontrata do jetë akoma apo u lodh.
Rama: Sa ka filluar. Nuk mendoj çfarë mandati tjetër ka përpara, por mendoj si do bëhet ky mandat një mandat transformues.
Pyetje: Keni më ambicie dhe energji?
Rama: Nëse në sekondën e parë do ta ndjeja këtë, do kisha dalë dhe do e thoja deri këtu isha. Kam çdo ditë e më shumë bindjen që ky vend bëhet dhe që PS do e bëjë këtë vend.