Ministria e Shëndetësisë bën me dije se ditën e sotme nga 1075 testime, janë shënuar 53 raste të reja me Covid-19 dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit. Rastet e reja janë shënuar në këto bashki: 23 në Tiranë, 7 në Fier, nga 4 qytetarë në Gjirokastër, Sarandë, nga 2 qytetarë në Kuçovë, Divjakë, Lushnje, nga 1 qytetar në Shkodër, Mirditë, Durrës, Mallakastër, Delvinë, Maliq, Berat, Dimal, Elbasan.
Ndërkohë, janë 461 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Gjithashtu aktualisht në spitalin Covid3 po marrin trajtim 12 pacientë, nga të cilët 2 janë në gjendje më të rënduar për jetën. Janë shëruar 53 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,155 që nga fillimi i epidemisë.
Kujtojmë se, rastet e Covid-19 janë ulur në krahasim me një ditë më parë. Ditën e djeshme kemi pasur 55 raste të reja, por që numri i testimeve ka qenë më i ulët, 904 testime. Ndërsa numri i të shëruarve brenda një dite është rritur.