Çokollata është një nga ushqimet e preferuara të shumë njerëzve dhe nëse ajo është e zezë është dhe e shëndetshme sepse ka përqindje më të madhe të kakaos. Më poshtë do tju servirim një recetë të thjeshtë për një nga ëmbëlsirat më të mira; kek me zemër çokollate të zezë.
Përbërësit:
Një çokollatë e madhe e zezë
2 kokrra vezë
3-4 lugë sheqer
3-4 lugë miell
Gjalp
Përgatitja:
Rrahim vezët me gjalpin deri sa të krijohet një masë homogjene. Më pas hedhim vezët dhe i rrahim. Shkrijmë çokollatën në banjomari, i hedhim miellin dhe masën e bashkojmë me vezët e gjalpin. E rrahim sa të krijohet një masë elastike e hollë dhe e hedhim mbi format e kekut, të cilat i kemi lyer më parë me gjalp dhe me pluhur kakaoje. I pjekim në 180 gradë, do të jenë si kekë nga jashtë dhe me çokollatën e butë të nxehtë nga brenda. Fantastike!