Arrestohen 4 persona në flagrancë nga policia e Durrësit pasi akuzohen për falsifikim dokumentesh me qëllim kalimin e kufirit në portin e Durrësit. Policia njofton se shërbimet e Policisë Kufitare në Port Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, arrestuan 4 shtetas me banim në Turqi, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.
Sipas uniformave blu bëhet me dije se të arrestuar janë shtetasit M. T., 34 vjeç, K. S., 25 vjeç, Y. S., 31 vjeç dhe T. S., 32 vjeç.