Gjyqtari Arjan Aliaj është marrë në pyetje lidhur me kallzimin që KLD bëri në adresë të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
KLD ka paditur Tahirin për kanosje ndaj gjyqtarit Aliaj , i cili firmosi masat e sigurisë për pezullimin nga detyra te drejtorit te Përgjithshëm të Policisë Haki Çako, dhe arrestimin e dy vartësve të tij pas hetimeve te nisura për pajisjen e përgjimit por këto masa u rrezuan nga Gjykata e Apelit.
Dëshmia e tij prej gati 40 minutash është marrë nga prokurorët Adnan Xholi dhe Altin Binaj
Kallëzimi po hetohet nga prokuroria e përgjithshme e cila pas verifikimeve ka nisur veprimet hetimore.
Të tre zyrtaret e policisë janë nen hetim nga prokuroria.
Pak ditë më parë u mor në pyetje vetë ministri Brendshëm Saimir Tahiri.
Pas daljes nga prokuroria kreu i Ministrisë se Brendshme tha se i qëndronte deklarimeve të bëra në adresë të gjyqtarit dhe do të vazhdonte te denonconte vendimet abuzive të gjykatave.
Tahiri: Sqarova në prokurori që i qëndroj pikë për presje të gjitha deklarimeve që kam bërë sepse unë besoj se ka shumë nevojë për të parë në detajë dhe në mënyrë shumë të imët punën e çdo gjyqtari pavarësisht vullnetit që kemi ne për të zbatuar vendimet e tyre.