Një qendër lojërash fati ka rënë pre e grabitjes. Ngjarja ka ndodhur në zonën e 21 dhjetorit në kryeqytet mesditën e sotme rreth orës 13:30.
Sipas policisë autori ka përdorur një pistoletë lodër për të kërcënuar punonjësin duke i marrë xhiron ditore.
Policia në vendin e ngjarjes sëbashku me grupin hetimor po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.