Ambasadorja e BE, Romana Vlahutin tha se beson në miratimin e reformës. Në Këshillin Kombëtar të Integrimit ajo tha se 22 korriku të jetë dita e parë e një beteje të re.
Vlahutin: Kam besim se reforma do te votohet të enjten më 21 korrik. Duhet t’i përfaqësoni denjësisht qytetarët që ju kanë zgjedhur. 22 korriku të jetë dita e parë e një beteje të re. Zbatimi i reformës në drejtësi do kërkojë durim dhe përpjekje.
Duke u ndalur tek ajo që ndan palët, tek roli i ndërkombëtarëve ambasadorja tha: Pas gati dy vitesh punë del se problemi i vetëm është roli i ndërkombëtarëve.